Policia parandalon kontrabandën me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
BKT
Kronika

Policia parandalon kontrabandën me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

E.H|RTKlive

Njësitë policore të Departamentit të Kufirit dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë kanë parandaluar një rast kontrabande me cigare në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 gusht 2025, në fshatin Cerajë të Leposaviqit, është gjetur një automjet i braktisur VW Transporter, i mbushur me rreth 797,000 copë cigare pa banderola, që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.

Sipas Policisë, vlera e mallrave të kapura arrin në rreth 80,000 euro.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm. 


MË SHUME NGA Kronika