Vdes një person në vetaksident në rrugën Prishtinë - Pejë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Vdes një person në vetaksident në rrugën Prishtinë - Pejë

V.Th. / RTKlive

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë përkatësisht në fshatin Korroticë.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që gjate lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar ekipi emergjent, të cilët e ka transportuar për trajtim mjekësor personin e lënduar, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen.


MË SHUME NGA Kronika