E mitura raporton ngacmim seksual pranë një parkingu
BKT
Kronika

E mitura raporton ngacmim seksual pranë një parkingu

E.Hoti/RTKlive

Një e mitur ka raportuar në polici një rast të ngacmimit seksual, i cili ka ndodhur pranë një parkingu publik në Prishtinë.

Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se sipas deklaratës së saj, ajo ishte ulur afër parkingut kur një person i moshës madhore ka kryer veprime të pahijshme në praninë e saj.

 Si pasojë, e mitura është ndier e frikësuar dhe e rrezikuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si "Degradim i integritetit seksual" .


MË SHUME NGA Kronika