Arrestohen dy të dyshuar që sulmuan policinë
BKT
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar që sulmuan policinë

V.S|RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë kanë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë penguar si dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Në detajet që i ka ndarë policia ne raportin 24 orësh thuhet se gjatë intervenimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Dy të dyshuarit, thotë Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika