Dy persona lëndohen në aksident trafiku në Prishtinë
BKT
Kronika

Dy persona lëndohen në aksident trafiku në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, teksa personat e lënduar kanë marr  trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai .

Tutje, Pllana  bëri të ditur se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.


MË SHUME NGA Kronika