Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë
BKT
Kronika

Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë

Sh.Ç|RTKlive

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku, të enjten kanë pranuar 4 pacientë.

Në njoftim theksohet se 3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Sipas njoftimit një pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor.


MË SHUME NGA Kronika