Hidhet mjet shpërthyes pranë një lokali në Shipol të Mitrovicës
BKT
Kronika

Hidhet mjet shpërthyes pranë një lokali në Shipol të Mitrovicës

E.H|RTKlive

Një incident është raportuar në lagjen Shipol të Mitrovicës së Jugut, ku persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes pranë një lokali në pronësi të një qytetari kosovar.

Sipas Policisë, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore”, njofton Policia në raportin 24 orësh.
 

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa  organet e rendit janë duke  hetuar rastin I cili është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “.


MË SHUME NGA Kronika