Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë
BKT
Kronika

Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 02 shtator 2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Fan Noli” të Mitrovicës, ku personi i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri.

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, ndërsa nga ai është konfiskuar arma e përdorur si provë materiale.

Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj tij për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


MË SHUME NGA Kronika