Lansohet 22 shërbime digjitale për autoshkollat në platformën e-Kosove
BKT
Kosovë

Lansohet 22 shërbime digjitale për autoshkollat në platformën e-Kosove

Sh.Ç|RTKlive

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka lansuar 22 shërbime të reja digjitale në platformën e-Kosova, të cilat i dedikohen sektorit të autoshkollave dhe profesionistëve të përfshirë në këtë fushë.

Shërbimet e reja përfshijnë: aplikime për licencim dhe rilicencim të autoshkollave, ligjëruesve profesionalë, instruktorëve të vozitjes dhe pyetësve teorikë/praktikë; kërkesa për ndryshim, ndërprerje të veprimtarisë apo verifikim të angazhimeve; regjistra të detajuar për secilën kategori profesionale, etj.

Të gjitha këto shërbime tashmë janë të qasshme online përmes platformës zyrtare: https://ekosova.rks-gov.net


MË SHUME NGA Kosovë