09:13 / 17.09.2025
Arrestohet një person për dhunë në familje në Pejë
RTKlive
Një rast dhune në familje është raportuar të dielën mbrëma në Pejë. Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar si “dhunë në familje”.























