Parandalohet kontrabanda me telefona dhe para të padeklaruara në aeroport
BKT
Kronika

Parandalohet kontrabanda me telefona dhe para të padeklaruara në aeroport

RTKlive

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka parandaluar dy raste të ndara të kontrabandës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në rastin e parë, dy pasagjerë nga Zvicra (Zyrih), njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë, u ndaluan pas kontrollit të pasaportave. Gjatë kontrollit fizik, tek ta u gjetën të fshehur 10 telefona të llojit iPhone 17, me vlerë tregu prej rreth 10 deri në 11 mijë euro. Pajisjet nuk ishin deklaruar dhe rasti është proceduar më tej nga autoritetet doganore.

Në rastin e dytë, një pasagjer që vinte nga Bazeli, shtetas i Kosovës, u ndalua pas një informate të pranuar nga autoritetet. Gjatë kontrollit në valixhe iu gjetën tre zarfe me gjithsej 36 mijë e 450 euro të padeklaruara. Të hollat u numëruan në prani të policisë dhe doganës, ndërsa rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore.

Bëhet e ditur se të dy rastet janë në trajtim nga Dogana e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika