Kapen mallra të padeklaruara në një automjet në Vermicë
E.H|RTKlive
Në Pikën Kufitare të Kalimit në Vermicë, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Old Timer”, zyrtarët doganorë zbuluan mallra të padeklaruara, përfshirë autopjesë të ndryshme, të reja dhe të përdorura, të vendosura në bagazhin e makinës, si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme.
“Ky rast përbën kundërvajtje doganore për mosdeklarim të saktë të mallrave, duke shkelur rregullat ligjore dhe duke rrezikuar sigurinë e tregut vendor”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Automjeti dhe mallrat e padeklaruara janë ndaluar përkohësisht në PKK Vermicë, ndërsa është iniciuar procedura ligjore dhe administrative përkatëse.
Dogana e Kosovës ka ritheksuar se do të vazhdojë me përkushtim luftën kundër veprimeve të paligjshme në kufi, duke mbrojtur ekonominë kombëtare dhe duke garantuar një ambient të sigurt për qytetarët.























