FSK tërheq një mjet të pashpërthyer në Grejkoc të Suharekës
BKT
Kronika

FSK tërheq një mjet të pashpërthyer në Grejkoc të Suharekës

E.H|RTKlive

Një person në  fshatin Grejkoc të Suharekës ka raportuar te Policia e Kosovës se ka hasur në një mjet të pashpërthyer, konkretisht një granatë dore.

Sipas raportit policor, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën .

“Më pas, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intervenuar dhe ka larguar në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia.


MË SHUME NGA Kronika