I vihet zjarri një veture në Vushtrri, pronari gjen një bidon benzinë
BKT
Kronika

I vihet zjarri një veture në Vushtrri, pronari gjen një bidon benzinë

M.P. / RTKlive

Një rast i zjarrvënies ndaj një veture ka ndodhur mbrëmë në orët e para të mëngjesit në Vushtrri.

“Është raportuar raportuar se gjatë natës ankuesi mashkull kosovar ka dëgjuar një krismë dhe pastaj ka parë se vetura e tij ishte duke u djegur. Lidhur me rastin në afërsi të vendit te ngjarjes është gjetur një bidon me lëndë djegëse-benzinë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

 


MË SHUME NGA Kronika