Dogana ndalon mallra të pa deklaruara në Vërmicë
BKT
Kronika

Dogana ndalon mallra të pa deklaruara në Vërmicë

E.H|RTKlive

Gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet transporti udhëtarësh, ku gjatë kontrollit të detajuar janë zbuluar dy çanta me mallra tekstile që nuk ishin deklaruar, pavarësisht se vozitësi pretendonte se nuk kishte mallra për deklarim.

“Sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe Akcizës së Kosovës (KDAK), kjo përbën kundërvajtje doganore. Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse”, thuhet në njoftim.

Tutje Dogana e Kosovës thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme tregtare, në mbrojtje të tregut dhe interesit të qytetarëve.


MË SHUME NGA Kronika