Policia dhe Administrata Tatimore forcojnë bashkëpunimin institucional
BKT
Kosovë

Policia dhe Administrata Tatimore forcojnë bashkëpunimin institucional

N.M. /RTKlive

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, takoi sot udhëheqësin e Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni.

Takimi kishte karakter njoftues dhe bashkëpunues, me qëllim ndërveprimin institucional në fusha të ndryshme që do të ndikojnë pozitivisht në kryerjen e detyrave të të dy institucioneve, njofton Policia e Kosovës.

Drejtori Hoxha falënderoi përfaqësuesit e ATK-së, ndërsa të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

 


MË SHUME NGA Kosovë