18:07 / 11.10.2025
Goditet një fëmijë nga vetura në Prishtinë, pranon tretman mjekësor
M.P. / RTKlive
Një fëmijë është lënduar pas goditjes nga një veturë në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për RTKlive se ai ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.























