18:39 / 11.10.2025
Vetaksident në Kashicë të Istogut, ngasësi me lëndime trupore
M.P. / RTKlive
Një vetaksident ka ndodhur sot në Istog, ku si pasojë ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për RTKlive se rasti ka ndodhur në fshatin Kashicë.
“Rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar ai.
Hetuesia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit.























