Konfiskohen dy çanta ‘Hermes’ të pa deklaruara në Vërmicë
BKT
Kronika

Konfiskohen dy çanta ‘Hermes’ të pa deklaruara në Vërmicë

M.P. / RTKlive

Dogana e Kosovës ka konfiskuar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes në pikën kufitare në Vërmicë.

Konfiskimi ka ndodhur pas ndalimit të automjetit taksi.

“Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro”, thuhet në njoftim.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij.


MË SHUME NGA Kronika