Dy persona plagosen rëndë afër Gjykatës në Pejë
BKT
Kronika

Dy persona plagosen rëndë afër Gjykatës në Pejë

RTKlive

Dy persona janë plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot afër Gjykatës në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.

"Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona, të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë. Policia e Kosovës ka qenë efikase, duke arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes personin e dyshuar. Po ashtu, Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Pejë, si dhe të gjitha njësitet relevante, janë në vendin e ngjarjes", ka deklaruar Nikçi.

Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitet relevante. Dyshimet janë se me dy armë zjarri janë qëlluar viktimat nga personi i dyshuar.


MË SHUME NGA Kronika