Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor
BKT
Kronika

Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Sh.Ç|RTKlive

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën,  Enis Pllana, i cili tha se personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informacionin për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Sipas tij, me rastin po merret Njësia e Trafikut në Kryeqytet.


MË SHUME NGA Kronika