Policia mban ligjërata për parandalimin e drogës në shkolla
E.H|RTKlive
Me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor “Jugu” në Mitrovicë kanë filluar të mbajnë ligjërata edukative në shkollat fillore të qytetit.
Këto ligjërata kanë për synim rritjen e vetëdijes së nxënësve për rreziqet dhe pasojat që sjell përdorimi i substancave narkotike.
“Gjatë ligjëratave, nxënësit informohen edhe për rolin dhe përgjegjësitë e policisë në fushën e parandalimit dhe trajtimit të rasteve të kësaj natyre. Pjesë e rëndësishme e këtyre aktiviteteve është edhe edukimi mbi pasojat që sjell përdorimi i drogës, si dhe mënyrat se si të shmangen situatat me rrezik për përfshirje në veprime të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës thekson se angazhimi i saj në ofrimin e sigurisë, edukimit, këshillimit dhe aktiviteteve të tjera parandaluese do të vazhdojë gjatë gjithë vitit shkollor.























