Kurti:Programi është zbatuar në 8 komuna, duke përfshirë rreth 1490 të rinj
BKT
Kosovë

Kurti:Programi është zbatuar në 8 komuna, duke përfshirë rreth 1490 të rinj

K. K. / RTKlive

Për programin "Punësimi i të rinjve në Ballkan: Thirrje për përgjegjësi të përbashkët", Shqipe Kurti, koordinatore e programit “Your Job” nga Caritasi i Kosovës, foli për ndikimin e këtij programi në rritjen e punësueshmërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve në Kosovë.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ajo theksoi se programi është zbatuar në 8 komuna, duke përfshirë rreth 1490 të rinj që kanë përfituar nga komponentët e tij të ndryshëm.

"Për aftësitë e buta rreth 600 të rinj janë aftësuar për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe përgatitjen për tregun e punës. Pastaj profilizimi i të rinjve, një proces kyç që synon të ndihmojë të rinjtë të identifikojnë profesionin apo zanatin për të cilin kanë më shumë potencial dhe interes.Për trajnime profesionale 250 të rinj kanë ndjekur kurse profesionale të cilat i përgatisin për tregun e punës. Praktika në biznese rreth 200 të rinj kanë kryer praktika në kompani të ndryshme, dhe 90% e tyre janë punësuar aty ku kanë bërë praktikën", tha ajo.

Kurti theksoi se programi “Your Job” ka një ndikim të madh, jo vetëm në nivel profesional, por edhe në cilësinë e jetës së të rinjve, sidomos në zonat rurale dhe komunitetet më të margjinalizuara. Caritasi i Kosovës, si organizatë bamirëse, përmes këtij programi synon të përfshijë sa më shumë të rinj në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, duke u ofruar mundësi që ndikojnë realisht në jetën e tyre.

Nga ana tjetër, Adelina Palushi, këshilltare për karrierë në Komunën e Prishtinës, theksoi se shumë të rinj nuk janë të vetëdijshëm për mundësitë që ekzistojnë për ta. Ajo vlerësoi rolin e Caritasit në orientimin dhe ndihmën që u ka ofruar të rinjve për të hyrë në tregun e punës, duke theksuar se ka nevojë për më shumë informim dhe bashkëpunim mes institucioneve dhe organizatave për të përmirësuar situatën.


MË SHUME NGA Kosovë