12:37 / 23.10.2025
Gjobiten dy vozitës pasi garuan ilegalisht në rrugën Pejë-Prishtinë
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë me dije se dy vozitës u kapën në flagrancë më 20 tetor 2025, duke bërë gara ilegale me makina në rrugën Pejë-Prishtinë.
Sipas njoftimit, automjetet e përfshira ishin një Audi Q5 dhe një VW Golf.
Policia e Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor njoftoi se të dy u gjobitën me nga 400 euro gjobë, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për secilin.
Njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.























