Dy të lënduar në një aksident në Veternik
BKT
Kronika

Dy të lënduar në një aksident në Veternik

Sh.Ç|RTKlive

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Veternik, Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rreth orës 16:00 është pranuar informatën se në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

"Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet). Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal", tha Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika