Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet  i dyshuari në Obiliq
BKT
Kronika

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet  i dyshuari në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Obiliq, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar më një të mitur. 

Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 02:00,  ndërsa është cilësuar si bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika