Dy raste të kanosjes dhe sulmit ndaj personave zyrtarë në Pejë e Mitrovicë
BKT
Kronika

Dy raste të kanosjes dhe sulmit ndaj personave zyrtarë në Pejë e Mitrovicë

E.H / RTKlive

Policia e Kosovës ka raportuar për dy incidente të ndara që kanë ndodhur më 24 nëntor 2025 në Pejë dhe Mitrovicë, të cilat lidhen me kanosje dhe sulm ndaj personave zyrtarë.

Në Pejë, një person ka njoftuar Policinë se është kanosur nga dy persona pas një mosmarrëveshjeje. Deri tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Mitrovicë, një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një tjetër. Sipas Policisë, viktima ka refuzuar marrjen e tretmanit mjekësor. Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika