09:14 / 07.12.2025
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq
A.B|RTKLive
Një person në Leposaviq ka raportuar se është sulmuar fizikisht gjatë një ahengu. Si pasojë e sulmit, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
"Leposaviq 06.12.2025-22:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë një ahengu, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime", thuhet në raportin e Policisë.























