09:06 / 10.12.2025
Punëtori humb jetën pasi bie nga lartësia në Graboc të Pejës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Graboc të Pejës, ku një punëtor ka humbur jetën rreth orës 10:40. Viktima, i cili po punonte në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej rreth tre metrash.
Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Bëhet e ditur se Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.























