13:13 / 10.12.2025
FSK realizon kursin “Medik luftarak”
RTKlive
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë së Komandës së Logjistikës, u realizua kursi “Medik Luftarak”, për pjesëtarët e regjimentit të parë të Komandës së Forcave Tokësore.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Maqedonci shkruan se realizimi i këtij kursi u bë në bazë të standardeve të NATO-s, me qëllim të përgatitjes së personelit ushtarak me njohuri e shkathtësi bazike të avancuara mjekësore, për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në operacione të paqes kudo.























