10:19 / 15.12.2025
Vdekje e dyshimtë në Suharekë, rasti nën hetime
E.H|RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të vdekjes në Suharekë. Sipas Policisë viktima femër të dielën në mbrëmje ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.























