Tetëvjeçarja dërgohet në Emergjencën e Suharekës pa shenja jete
E.Hoti/RTKlive
Një vajzë tetëvjeçare nga fshati Greiçec u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:50 në repartin e Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për RTKlive se vdekja e fëmijës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QKMF, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompoetrente
“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8 vjeçare, nga fshati Greìçevcë, Suharekë, është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policoredhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, tha ai.
Bytyqi bëri të ditur se kidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion.























