Pas tre muajsh arrestohet i dyshuari për zjarrvënie të qëllimshme
BKT
Kronika

Pas tre muajsh arrestohet i dyshuari për zjarrvënie të qëllimshme

V.S|RTKlive

Tre muaj pasi një veturë ishte përfshirë nga flakët si shkak i zjarrvënies së qëllimshme që më herët kishte quar në pranga edhe të dyshuar të tjerë, sot për të njëjtin rast një tjetër person është arrestuar nga policia si i dyshuar.

Policia thotë se rasti kishte ndodhur më 17 shtator në Lipjan, ndërsa arrestimi i të dyshuarit erdhi pas hetimeve që quan në identifikimin e 23 vjeçarit si i përfshirë në rast.

“Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç'rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri. Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit.  H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast”, thotë Policia e Kosovës.

Kanë bërë të ditur se i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.


MË SHUME NGA Kronika