10:49 / 18.12.2025
Arrestim në Lipjan për materiale me abuzim seksual ndaj fëmijëve
RTKlive
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike e Policisë së Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për shpërndarjen e materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari përmes një rrjeti social dyshohet se ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Rasti është trajtuar në bashkëpunim me organet kompetente të drejtësisë.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, njofton policia në raportin 24 orësh.























