Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, punëtori trajnuese për e-Komunat
BKT
Kosovë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, punëtori trajnuese për e-Komunat

V.S|RTKlive

Lehtësimi i shërbimeve e rritja e cilësisë së tyre për qytetarët ka mbledhur në një tryezë të përbashkët zyrtarë komunalë në punëtorinë trajnuese për e-Komunat, te organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia për Shoqëri të Informacionit dhe me mbështetjen e OSBE-së.

Punëtoria i është dedikuar ngritjes së kapaciteteve të komunave në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve elektronike për qytetarët.

“Ndërsa synimi ishte të fuqizojë administratën komunale përmes përdorimit të platformave digjitale, duke lehtësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më transparente dhe më efikase për qytetarët”, thotë Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Pra, sipas tyre, përmes aftësimit profesional dhe përdorimit të teknologjisë digjitale, qëllimi është të rritet cilësia e shërbimeve publike në nivel komunal dhe të avancohen praktikat e qeverisjes së mirë.


MË SHUME NGA Kosovë