17:08 / 20.12.2025
Policia, thirrje shoferëve për kujdes gjatë vozitjes në mjegull
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve për kujdes gjatë vozitjes pas shfaqjes së mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.
“Mos harroni se ngjasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla e dendur mund të jetë më afër lumenjve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, këshillohet që shoferët të përdorin dirtat e mjegullës, për të ndriçuar rrugën e tyre si dhe për ta bërë automjetin e dukshëm për ngasësit e tjerë.
Policia ka theksuar që të gjithë shoferët të vozisin me kujdes dhe të mos shpejtojnë, pasi mjegulla mund të krijojë iluzion optik tek shoferët.























