Plagoset një person në Pejë
BKT
Kronika

Plagoset një person në Pejë

RTKlive

Një person është plagosur mesditën e sotme në Pejë. Lajmin e ka firmuar për RTK-në, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Jarina” të Pejës.

Sipas tij, nga të shtënat me armë, është plagosur një person, i cili po trajtohet në Spitalin e Pejës. Ai tha se informacionet e para flasin se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje ai theksoi se i dyshuari është identifikuar dhe se aktualisht ndodhet në kërkim nga policia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore, të cilat po merren me hetimin e rastit.


MË SHUME NGA Kronika