15:33 / 22.12.2025
Sonte në RTK 1: Debat zgjedhor, në fokus - shëndetësia
N.M. /RTKlive
Në kuadër të debateve zgjedhore, sonte në RTK 1, në orën 20:20, vjen debati me përfaqësuesit e partive politike ku në fokus do jetë shëndetësia në Kosovë.
Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësuesit e subjekteve kryesore politike:
Albena Reshitaj - LVV
Adriatik Berisha - PDK
Izet Sadiku - LDK
Flamur Vojvoda - NISMA
Debati do të fokusohet në sfidat aktuale dhe prioritetet e secilës parti për përmirësimin e gjendjes në fushën e shëndetësisë në vend.























