Arrestohet një i dyshuar për rrëmbim dhe pjesëmarrje në grup kriminal
BKT
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për rrëmbim dhe pjesëmarrje në grup kriminal

E.Hoti/RTKlive

Një person është arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar dhe rrëmbim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftime, një pasaportë dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Hetimet lidhur me rastin, i cili dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë gjatë periudhës 24–25 janar 2021, janë duke vazhduar nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Kronika