Një i lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
BKT
Kronika

Një i lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

M.P. / RTKlive

Një person është lënduar pas një aksidenti në segmentin rrugor Duhël – Suharekë të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi, në aksident ka qenë i përfshirë një veturë.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, konfirmoi ai.


MË SHUME NGA Kronika