Kalim i paautorizuar i kufirit, policia ndalon një person në Hani i Elezit
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Kalim i paautorizuar i kufirit, policia ndalon një person në Hani i Elezit

Sh.Ç|RTKlive

Policia e Kosovës e kaë shoqëruar për intervistim një të dyshuar kosovar, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë në mënyrë të kundërligjshme me veturë.

Pas kalimit të kufirit, i dyshuari dyshohet se e ka braktisur veturën së bashku me katër persona të tjerë, të panjohur, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në veturën e braktisur, njësitet policore kanë gjetur: një telefon, dy çanta krahu, një çantë të vogël, rroba dhe sende personale.

Veturë është tërhequr dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, në konsultim me prokurorin.


MË SHUME NGA Kronika