Vjedh veturë në Gjermani,arrestohet i dyshuari në Aeroportin `Adem Jashari`
BKT
Kronika

Vjedh veturë në Gjermani,arrestohet i dyshuari në Aeroportin `Adem Jashari`

M.P. / RTKlive

Është arrestuar shtetasi i Kosovës i cili ka vjedhur veturë në Gjermani. Ai është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari".

"Me datë 24.12.2025 në ANP-ADEM JASHARI është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi i njëjti ishte në kërkim policor lidhur me rastin", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika