Sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan, arrestohet i dyshuari

E.H|RTKlive

Një incident me sulm ndaj personit zyrtar është shënuar më 25 dhjetor 2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari është arrestuar pasi që, në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportrin policor.

Çdo sulm apo pengim ndaj zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrës përbën vepër penale.


MË SHUME NGA Kronika