11:08 / 29.12.2025
Vetaksident në Greme të Ferizajt, humb jetën pasagjeri i veturës
Sh.G|RTKlive
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Greme në Ferizaj.
Viktima (mashkull) ka qenë pasagjer i veturës, e cila e ka humbur kontrollën dhe ka shkaktuar vetaksident.
"Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin kishte humbur kontrollin mbi të dhe ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ka qenë në atë veturë, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























