Gjendet i vdekur një person në Restelicë të Dragashit, rasti nën hetime
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur një person në Restelicë të Dragashit, rasti nën hetime

E.H|RTKlive

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar të martën në fshatin Restelicë, në komunën e Dragashit.

Sipas raportit të Policisë, më 30.12.2025 rreth orës 14:00, është gjetur pa shenja jete një burrë. Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

"Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes", thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Kronika