KQZ: Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimet jashtë Kosovës
BKT
Kosovë

KQZ: Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimet jashtë Kosovës

B. H. | RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 29 përfaqësitë diplomatike.

“Deri më tani (e premte, 2 janar 2026, ora 21:00) janë numëruar 21 nga 40 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike. Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi”, njofton KQZ.

Ndërkohë, në platformën e KQZ-së deri tash janë procesuar mbi 67 përqind e votave në përfaqësi diplomatike, e ku Vetëvendosje ka mbi 87 përqind të votave.


MË SHUME NGA Kosovë