09:09 / 03.01.2026
Vdekje e dyshuar e foshnjës në Mitrovicë
Një foshnje mashkull është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës mëngjesin e sotëm rreth orës 05:55.
Sipas raportimeve, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Autoritetet lokale po vazhdojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.























