09:11 / 04.01.2026
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
A.B/RTKLive
Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri dhe ka shpërndarë pamje në rrjete sociale.
"Me 03.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shpërndarë në rrjete sociale një videoinqizim duke shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt", njofton Policia.























