Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe taksisë
BKT
Kronika

Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe taksisë

M.P. / RTKlive

Katër persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmë mes veturës së Policisë së Kosovës dhe të një taksie në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:00 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.


MË SHUME NGA Kronika