Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës
BKT
Kronika

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

E.Hoti/RTKlive

Ekipet policore, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe njësitë tjera relevante, kanë hasur në mbetje eshtërore në territorin e Komunës së Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh policor, dyshohet se mbetjet eshtërore i përkasin së paku një individi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998–1999.

“Mbetjet janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore”, thuhet në njoftim


MË SHUME NGA Kronika